KORREKT / SOT14 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Haxhiu: Uroj për zgjidhje të çështjes së presidentit për të shmangur zgjedhjet e parakohshme

Haxhiu: Uroj për zgjidhje të çështjes së presidentit për të shmangur zgjedhjet e parakohshme

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka deklaruar se shpreson në arritjen e një konsensusi politik për zgjedhjen e presidentit, në mënyrë që vendi të mos detyrohet të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Sipas saj, në rast se vendi përballet me zgjedhje të parakohshme, është thelbësore që paraprakisht të miratohen disa çështje me rëndësi të veçantë për funksionimin e shtetit.

“Edhe pse ende nuk kemi konsensus për zgjedhjen e presidentit, shpresoj që ta arrijmë. Por nëse vendi shkon në zgjedhje të parakohshme, atëherë është e rëndësishme që para kësaj të votohen këto çështje të rëndësishme. Nesër do të kemi gjithashtu dy seanca plenare dhe të hënën seancën që e caktuam sot”, ka deklaruar Haxhiu.

Më tej, ajo bëri të ditur se në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit është vendosur që më 27 prill të mbahet një seancë e re plenare, ku pritet të shqyrtohen disa projektligje të rëndësishme.

“Kryesia e Kuvendit vendosi që më 27 prill të ketë një seancë të re për të adresuar disa çështje shumë të rëndësishme. Në këtë drejtim përfshihet projektligji për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Bordin e Paqes, projektligji për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për Lojërat Mesdhetare ‘Prishtina 2030’, si dhe projektligji për Energjinë. Po ashtu, do të shqyrtohet edhe propozim-vendimi për formimin e Komisionit për dhënien e Provimit të Jurisprudencës, ndër të tjera”, ka theksuar Haxhiu. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.