Industria automobilistike europiane po përballet me pasiguri të madhe për shkak të fundi të globalizimit, tarifave dhe konkurrencës në rritje nga Kina.
Presidenti dhe CEO i Formula 1, Stefano Domenicali, thotë se shtytja politike drejt elektrifikimit ka sjellë sukses, por edhe probleme serioze për prodhuesit (OEM) në Europë.
Ai thekson se prodhuesit i kanë bërë të qartë FIA-s se pa një drejtim të fortë drejt elektrifikimit, nuk do të interesoheshin për sportet motorike.
Sipas Domenicali, është joreale të pritet që rreth 1.6 miliard makina në qarkullim në botë të kalojnë plotësisht në energji elektrike, gjë që ka vënë industrinë europiane në pozitë të vështirë.
Si alternativë për të ardhmen, ai sheh karburantet e qëndrueshme dhe motorët me djegie shumë efikasë, që mund të ulin peshën dhe madhësinë e makinave në F1.
Formula 1 pritet të prezantojë karburante plotësisht të qëndrueshme “drop-in” nga sezoni 2026, ndërsa rregullat e ardhshme mund të rishikojnë nivelin e elektrifikimit. /Telegrafi/