KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Policia në Pejë sekuestron armë dhe municion gjatë një jave operacioni

Policia në Pejë sekuestron armë dhe municion gjatë një jave operacioni

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka njoftuar se gjatë periudhës 8–12 dhjetor 2025, në kuadër të një operacioni intensiv, janë sekuestruar armë dhe municion të ndryshëm.

Gjatë kontrolleve, policia ka gjetur dhe konfiskuar tri pushkë, një pushkë karabine me 85 fishekë të kalibrit 8×57 mm, dy pushkë gjuetie me 48 fishekë të kalibrit 12/GA, si dhe 46 fishekë të kalibrit 7.62×39 mm.

Përveç këtyre, janë sekuestruar edhe 28 fishekë të kalibrit 9 mm, pesë fishekë të kalibrit 7.62×25 mm, një gëzhojë të kalibrit 7 mm, një pistoletë Beretta APK me 6 fishekë të kalibrit 9×19 mm dhe një karikator.

Personat e dyshuar janë intervistuar, ndërsa ndaj tyre janë iniciuar raste penale për veprat “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armëve”.

Policia thekson se aksioni synon parandalimin e rrezikut për sigurinë publike dhe zbatimin e ligjit në fushën e armëve. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.