KORREKT / SOT14 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

MPB: Qytetarët nuk kanë nevojë të çojnë në stacionin e policisë faturat e gjobave të paguara nga sistemi “Safe City”

MPB: Qytetarët nuk kanë nevojë të çojnë në stacionin e policisë faturat e gjobave të paguara nga sistemi “Safe City”

Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se nuk ka nevojë të sjellin faturat për gjobat e paguara nga sistemi i trafikut “Safe City” që i kanë paguar në bankë ose elektronikisht në stacionin e policisë.

Sistemi i Ministrisë së Punëve të Brendshme lidhet automatikisht me sistemin e Ministrisë së Financave dhe qytetarët janë të detyruar të plotësojnë fletëpagesën sipas udhëzimeve ligjore të procesverbalit, që do të thotë se numri unik nga procesverbali duhet të futet saktë në seksionet “numri i thirrjes” dhe “qëllimi i pagesës” të fletëpagesës.

U bëjmë apel qytetarëve që të mos e sjellin faturën e gjobave të paguar në stacionin e policisë, me qëllim që të kursejnë kohë dhe të shmangin turmat e panevojshme./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.