KORREKT / SOT14 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Nxënësi në Shtime dorëzon në polici paratë e gjetura, vlerësohet si shembull qytetar

Nxënësi në Shtime dorëzon në polici paratë e gjetura, vlerësohet si shembull qytetar

Një rast i ndershmërisë dhe përgjegjësisë qytetare është shënuar më 22 prill 2026 në Shtime, ku një nxënës 15-vjeçar ka dorëzuar në polici një shumë parash që kishte gjetur rastësisht.

Sipas njoftimit të Policia e Kosovës, i mituri me inicialet N.SH., teksa po kalonte në rrugën “Tahir Sinani”, ka gjetur 180 euro.

“Pa hezitim, ai është drejtuar në stacionin policor në Shtime për t’i dorëzuar paratë e gjetura, duke treguar integritet dhe vetëdije të lartë qytetare. Pas veprimeve të shpejta nga zyrtarët policorë, është bërë e mundur identifikimi i pronares së parave, qytetares F.H. nga Shtimja. Në prani të policisë, shuma e plotë i është kthyer asaj”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje bëhet e ditur se pronarja ka shprehur mirënjohje për gjestin e nxënësit, ndërsa Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj e ka vlerësuar këtë veprim si shembullor.

Sipas policisë, rasti dëshmon rëndësinë e edukatës familjare dhe besimit në institucione, duke theksuar se veprimet e ndershme mbeten vlera të çmuara në shoqëri.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.