KORREKT / SOT14 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Paraburgimi ndaj 19 të dyshuarve për skema piramidale dhe bixhoz të paligjshëm

Paraburgimi ndaj 19 të dyshuarve për skema piramidale dhe bixhoz të paligjshëm

Gjykata Themelore në Mitrovicë ua caktoi paraburgimin 19 të pandehurve për “Organizimin e skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

“Gjykata Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni Penal, përmes gjyqtares së procedurës paraprake, Marigona Lajqi, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj nëntëmbëdhjetë (19) të pandehurve, për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, vepër kjo e dënueshme sipas nenit 294 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Masa e paraburgimit iu është caktuar të pandehurve me inicialet: A.B., D.S., N.M., B.M., R.S., A.I., B.I., B.S., F.M., M.S., B.B., A.R., A.M., N.H., D.M., A.M., Sh.A., Xh.S., F.D.

Paraburgimi sipas aktvendimit, të pandehurve u llogaritet nga data 18.04.2026, е do të zgjasë deri me datën 18.05.2026”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.