KORREKT / SOT14 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gjendet kokainë te një person nga Shkupi, dërgohet në paraburgim

Gjendet kokainë te një person nga Shkupi, dërgohet në paraburgim

Njësia për krime të rënda dhe vepra penale kundër trashëgimisë kulturore pranë Departamentit për Shtypjen e Krimit të Organizuar (DSHKO) dhe të Rëndë më 21.04.2026 ngriti kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike të Shkupit kundër E.L. (27) nga Shkupi, për shkak të ekzistencës së dyshimit të arsyeshëm për kryerjen e veprës penale “prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.

Siç thonë nga MPB, më 20.04.2026 nga DSHKO në bashkëpunim me SPB Shkup, rreth orës 22:00 në rrugën “Gjorce Petrov” në Shkup, u ndalua një automjet pasagjerësh Mercedes i drejtuar nga një person nga Shkupi, në të cilin pasagjer ishte edhe E.L.

“Gjatë një kontrolli të E.L., tek ai u gjetën 29.24 gramë kokainë. E.L privua liria dhe gjyqtari i procedurës paraprake urdhëroi që ai të mbahet në paraburgim për 30 ditë”, thonë nga MPB.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.