KORREKT / SOT14 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Maqedonci në Berlin: Bashkëpunimi ushtarak me Gjermaninë hyn në fazë të re

Maqedonci në Berlin: Bashkëpunimi ushtarak me Gjermaninë hyn në fazë të re

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në kuadër të vizitës zyrtare në Gjermania, ka zhvilluar një takim me Sekretarin Parlamentar të Shtetit në Ministrinë Federale të Mbrojtjes, Nils Schmid, ku është diskutuar për forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

“Në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën Federale të Gjermanisë, zhvillova një takim të veçantë me Sekretarin Parlamentar të Shtetit në Ministrinë Federale të Mbrojtjes z. Nils Schmid,” ka bërë të ditur Maqedonci.

Gjatë takimit, sipas tij, është vlerësuar lart mbështetja e vazhdueshme e Gjermanisë për zhvillimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe kontributi i saj në kuadër të KFOR-it.

“Gjatë takimit, diskutuam mbi avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit bilateral në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, duke vlerësuar lart mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për zhvillimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe kontributin e saj të rëndësishëm në kuadër të KFOR-it,” ka theksuar ai.

Ai shtoi se në takim janë trajtuar edhe mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të tjera të mbrojtjes.

“Po ashtu, trajtuam mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes, rritjen e ndërveprueshmërisë dhe zgjerimin e programeve të përbashkëta të trajnimit,” u shpreh Maqedonci.

Ministri i Mbrojtjes ka shprehur mirënjohje për përkrahjen e vazhdueshme të Gjermanisë, duke theksuar rëndësinë e partneritetit strategjik mes dy vendeve.

“Shpreha mirënjohjen e thellë për përkrahjen e vazhdueshme dhe rolin konstruktiv të Gjermanisë, duke ritheksuar përkushtimin tonë për forcimin e partneritetit strategjik, zhvillimin sipas standardeve të NATO-s dhe kontributin e përbashkët në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit rajonal”, ka deklaruar ai. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.