KORREKT / SOT14 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Sali: Ne jemi garantues për zbatimin e Ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat

Sali: Ne jemi garantues për zbatimin e Ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat

Edhe pse propozim ligji për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat nuk parasheh masa ndëshkuese, zv. kryeministri Bekim Sali thotë se i njëjti do të respektohet.

I pyetur se Ligji për Përfaqësim Adekuat nuk parashikon masa ndëshkuese dhe sa është e mundur që kjo të ketë përfaqësim të drejtë, Sali tha se garantues për këtë është qeveria.

“Garantues për këtë jemi ne, se Ligji do të respektohet dhe Ligji për Përfaqësim Adekuat do të zbatohet në sistemin administrativ të vendit. Ligji parasheh krijimin e akteve nënligjore me të cilat në raste të nevojës do të mund të miratohen dhe në bazë të asaj të mund të veprohet. Në Ligj është paraparë një trup koordinativ që do të udhëhiqet nga zv. kryeministri i parë”, tha Sali.

Ai shtoi se pas miratimit të Ligjit do të përcillet se si do të zhvillohet një politikë e tillë./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.