KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Tragjike në Shkodër, 27-vjeçarja humb jetën pas lindjes së binjakëve

Tragjike në Shkodër, 27-vjeçarja humb jetën pas lindjes së binjakëve

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Shkodër, ku një 27-vjeçare shtetasja M.S ka humbur jetën vetëm pak orë pasi ishte bërë një apel urgjent për dhurim gjaku në ndihmë të saj, për shkak të kompozicioneve shëndetësore.

E reja kishte sjellë në jetë binjakë, por gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua menjëherë pas lindjes, duke e bërë të domosdoshëm sigurimin urgjent të gjakut të grupit 0 negativ. Thirrja për ndihmë u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale dhe në media, duke mobilizuar dhjetëra qytetarë që iu përgjigjën menjëherë apelit për të dhuruar gjak.

Korrespondenti i Top Channel Klodian Zhivani raporton se pavarësisht përpjekjeve të mjekëve dhe solidaritetit të treguar nga qytetarët, 27-vjeçarja nuk arriti t’i mbijetojë gjendjes kritike.

Kjo humbje ka prekur thellë opinionin publik, ndërsa familja e saj po përballet me një dhimbje të madhe. Qytetarë të shumtë kanë shprehur ngushëllimet dhe mbështetjen e tyre në këtë moment të vështirë. /Tch/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.