KORREKT / SOT14 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Nga SHBA raportoi vjedhjen e mbi 170 mijë dollarëve, policia arreston të dyshuarën në Pejë

Nga SHBA raportoi vjedhjen e mbi 170 mijë dollarëve, policia arreston të dyshuarën në Pejë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “vjedhje e rëndë”, pas një rasti të raportuar në fillim të vitit.

Sipas policisë, më 26 janar 2026 është raportuar se në një shtëpi në rrugën “Ndue Përlleshi” në Pejë është kryer vjedhje e rëndë, ku nga një sef janë marrë para të gatshme.

Ankuesi, i cili jeton përkohësisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka deklaruar se nga shtëpia e tij janë vjedhur 176,900 dollarë amerikanë dhe 3,750 euro.

Pas hetimeve intensive të zhvilluara nga Sektori Rajonal për Hetime në DRP Pejë, më 21 prill 2026 policia ka arritur të arrestojë të dyshuarën, e cila dyshohet për përfshirje në këtë rast.

Pas intervistimit nga hetuesit policorë, me urdhër të prokurorit të shtetit, e dyshuara është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Hetimet për rastin janë duke vazhduar. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.