KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Përmbytje të mëdha në Washington, dhjetëra mijëra njerëz të evakuuar

Përmbytje të mëdha në Washington, dhjetëra mijëra njerëz të evakuuar

Reshjet e dendura kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në shtetin amerikan të Washingtonit, gjë që ka çuar në urdhra evakuimi për dhjetëra mijëra banorë.

Guvernatori Bob Ferguson dje u bëri thirrje banorëve në zonat e rrezikuara të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale dhe të evakuohen. Besohet se deri në 100 mijë banorë janë prekur nga urdhrat e evakuimit.

“E kuptoj që shumë njerëz në shtetin tonë kanë përjetuar përmbytje të mëdha në të kaluarën”, tha Ferguson në një postim në X.

“Megjithatë, tani po përballemi me një situatë historike – presim 61 centimetra më shumë se niveli rekord i përmbytjeve”, shtoi ai.

Ferguson tha se më shumë se 30 autostrada kryesore janë mbyllur për qarkullim. Guvernatori shpalli gjithashtu gjendjen e jashtëzakonshme në të gjithë shtetin për të mobilizuar me shpejtësi burime dhe personel shtesë.

Garda Kombëtare u dislokua për të ndihmuar në operacionet e shpëtimit në zonat e përmbytura.

Helikopterë dhe varka u përdorën për të shpëtuar njerëzit. Dhjetëra lumenj kanë dalë nga shtrati, duke përmbytur qytete dhe toka bujqësore.

Reshjet e dendura në veriperëndim të Shteteve të Bashkuara janë shkaktuar nga një fenomen meteorologjik i njohur si “lumi atmosferik”, një brez ajri jashtëzakonisht të lagësht që mund të sjellë shi intensiv për disa ditë me radhë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.