KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gold Ag reagon pas vendimit të gjykatës për Naimin: Çka do t’i thoni Zotit në ditën e gjykimit?

Gold Ag reagon pas vendimit të gjykatës për Naimin: Çka do t’i thoni Zotit në ditën e gjykimit?

Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë është shpallur aktgjykimi për rastin që ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik.

Sipas vendimit të gjykatës, Kushtrim Kokalla është dënuar me 30 vjet burg për përfshirjen e tij në këtë ngjarje të rëndë, ndërsa Naim Murseli dhe Granit Plava janë dënuar me burgim të përjetshëm.

Pas shpalljes së vendimit ka reaguar edhe këngëtari shqiptar Gold Ag, i cili përmes një postimi në Facebook ka shprehur qëndrimin e tij lidhur me dënimet e shqiptuara dhe aspektin moral të çështjes.

“Në këtë botë u munduat të arsyetoheni, e kam bërë se kam bërë. Po ky burg i përjetshëm kalon! Çka do t’i thoni Zotit në ditën e gjykimit, atje ku s’ka avokat as prokuror, atje ky Gjykatësi suprem është ZOTI FUQIPLOTË?! Zoti e mëshiroftë Liridonën, prindërit, fëmijët e familjen i bashkoftë me të në Xhenet. Të lumtë gjyqtare Fatime Dermaku”, shkroi ai.

Reagimi i tij është një ndër shumë reagimet që kanë pasuar pas vendimit të gjykatës, një rast që vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes së publikut. /Telegrafi/


Arian Agushi/FaceBook

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.