KORREKT / SOT14 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Liverpooli po tenton transferimin e sulmuesit të Tottenhamit

Liverpooli po tenton transferimin e sulmuesit të Tottenhamit

Liverpool është futur fuqishëm në garë për Randal Kolo Muani, duke e konsideruar sulmuesin francez si një nga objektivat kryesore për të përforcuar repartin ofensiv në sezonin e ardhshëm.

Sipas raportimeve nga CalcioMercato, drejtuesit në “Anfield” po lëvizin shpejt për të siguruar shërbimet e 27-vjeçarit, i cili aktualisht është i huazuar te Tottenham Hotspur. Ai shihet si një profil ideal për projektin e trajnerit Arne Slot.

Interesi i Liverpoolit lidhet ngushtë me të ardhmen e Mohamed Salah, largimi i mundshëm i të cilit do të linte një boshllëk të madh në sulm. Në këtë kontekst, Kolo Muani konsiderohet si një alternativë e denjë falë shpejtësisë, forcës dhe fleksibilitetit në fazën sulmuese.

Sulmuesi francez pritet të rikthehet te Paris Saint-Germain në fund të sezonit, por qëndrimi i tij në Paris mund të jetë i shkurtër, pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit Luis Enrique.

Nga ana tjetër, vetë lojtari preferon të vazhdojë karrierën në Angli, çka e favorizon Liverpoolin në këtë garë. Performancat e tij te Tottenhami – pesë gola dhe katër asistime në 36 paraqitje – mund të mos jenë spektakolare, por tregojnë aftësinë e tij për të kontribuar në lojën kolektive.

Interes për Kolo Muanin kanë shfaqur edhe klube të tjera, përfshirë Juventus, por “The Reds” duket se kanë avantazh falë fuqisë financiare dhe projektit sportiv.

Me merkaton që po afron, Liverpooli duket i vendosur të sigurojë një emër të madh për të mbajtur nivelin konkurrues në elitën e futbollit evropian.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.