KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton shijojnë darkë romantike në Malibu – çifti i ri i Hollywood-it tërheq vëmendjen

Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton shijojnë darkë romantike në Malibu – çifti i ri i Hollywood-it tërheq vëmendjen

Kim Kardashian dhe ylli i Formula 1, Lewis Hamilton, janë parë sërish bashkë, këtë herë në një darkë romantike në restorantin e njohur Nobu në Malibu, të shtunën në mbrëmje.

45-vjeçarja dhe 41-vjeçari kaluan rreth dy orë në ambientin buzë oqeanit, duke tërhequr vëmendjen e të pranishmëve, të cilët i përshkruan ndërveprimet e Hamilton si “të sjellshme dhe plot respekt”.

Të dy u shfaqën të veshur me stil, duke reflektuar elegancë në çdo detaj. Kardashian kishte zgjedhur një bluzë rozë dhe një fund të gjatë ngjyrë bezhë, ndërsa Hamilton u paraqit me një xhaketë bomber gri dhe pantallona të errëta, shkruan DailyMail.

Sipas dëshmitarëve, çifti dukej mjaft i afërt gjatë gjithë mbrëmjes, ndërsa mbërritën në restorant me një makinë luksoze, në një edicion të kufizuar të lidhur me Virgil Abloh.

Hamilton, i cili më parë është lidhur me emra të njohur si Nicole Scherzinger dhe Rihanna, është përshkruar nga burime pranë çiftit si një “person i qetë me energji pozitive”, ndërsa raportohet se edhe familja e Kardashian e pëlqen atë.

Çifti është parë së fundmi edhe në Coachella, ku janë fotografuar në momente më intime, përfshirë edhe një dalje të përbashkët me makinë golfi gjatë festivalit.

Kim Kardashian, nënë e katër fëmijëve me ish-bashkëshortin Kanye West, po vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes me jetën e saj private dhe projektet e reja televizive dhe të modës. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.