KORREKT / SOT14 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kosova femrat me ngritje historike në ranglistën e FIFA-s

Kosova femrat me ngritje historike në ranglistën e FIFA-s

Kombëtarja e Kosovës në futboll për femra ka shënuar një rritje të jashtëzakonshme në renditjen e FIFA-s, duke regjistruar përmirësimin më të madh të pikëve në nivel global.

Falë fitoreve ndaj Gjibraltarit dhe Kroacisë, si dhe dy fitoreve ndaj Bullgarisë javën e kaluar, Kosova ka grumbulluar 58,33 pikë.

Në renditjen e re të publikuar nga FIFA, Kosova renditet në vendin e 81-të, duke u ngjitur për 11 pozita nga renditja e mëparshme. Kjo është pozita më e mirë në histori për Dardanet.

Këto rezultate vijnë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botërorë 2027, duke treguar formën në rritje dhe progresin e vazhdueshëm të ekipit kombëtar të femrave të Kosovës. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.