KORREKT / SOT24 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Alvarez dhe Haaland të paarritshëm, mësohet emri i sulmuesit që e do Barcelona në verë

Alvarez dhe Haaland të paarritshëm, mësohet emri i sulmuesit që e do Barcelona në verë

Barcelona ka vendosur Victor Osimhen si një nga objektivat kryesore për repartin ofensivë përpara merkatos së verës, sipas raportimeve nga Catalunya Radio.

Klubi katalanas e ka bërë përforcimin e pozicionit të qendërsulmuesit prioritet, por transferimet e emrave të mëdhenj si Julian Alvarez, Erling Haaland dhe Harry Kane konsiderohen të vështira për shkak të kufizimeve financiare dhe strukturës aktuale të klubit.

Për këtë arsye, drejtoria sportive, e udhëhequr nga Deco, po fokusohet në alternativa më të arritshme, ku Osimhen renditet ndër kandidatët kryesorë.

Aktualisht pjesë e Galatasaray, sulmuesi nigerian vlerësohet për forcën fizike, lëvizjen inteligjente dhe instinktin për gol, cilësi që e bëjnë një profil të përshtatshëm për nevojat e Barcelonës.

Megjithatë, një transferim i mundshëm mbetet i ndërlikuar. Paga e lartë e Osimhen përbën një sfidë serioze për klubin spanjoll, i cili vazhdon të operojë nën kufizime të forta financiare.

Pavarësisht kësaj, 27-vjeçari konsiderohet një opsion realist, ndërsa Barcelona po ndjek një strategji më pragmatike në merkato, duke balancuar ambicien sportive me realitetin ekonomik. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.