Cher thuhet se mbeti pa fjalë pasi zbuloi se ka një mbesë 15-vjeçare, duke konfirmuar thashethemet e kahershme familjare se djali i saj kishte një fëmijë të fshehtë.
Kayti Edwards, nëna e vajzës, thuhet se ia kumtoi lajmin këngëtares ikonike vitin e kaluar gjatë një telefonate emocionale.
Ish-modelja Kayti — e cila është gjithashtu mbesa e Julie Andrews — ka pretenduar se pati një lidhje të shkurtër me djalin e Cher, Elijah Allman, 49 vjeç, në vitin 2010, gjë që rezultoi në lindjen e një vajze të quajtur Ever.
Ajo pretendon se Elijah ishte në dijeni të ekzistencës së Ever dhe e vizitonte në heshtje çdo disa vite, por “nuk donte të ishte prind”.
Në vitin 2021, sekreti thuhet se doli në shesh kur Elijah u përballë me mbi doze droge dhe i rrëfeu bashkëshortes së tij tashmë të larguar, Marieangela King, se kishte një fëmijë.
Thashethemi thuhet se u përhap brenda familjes dhe vitin e kaluar, Cher raportohet se kontaktoi Kaytin për ta pyetur nëse ishte e vërtetë — dhe mbeti “pa fjalë” kur zbuloi se ishte gjyshe.
“Ajo tha se kishte dëgjuar diçka për këtë nga Elijah që në vitin 2021, por nuk e dinte nëse ishte thjesht një llaf i çmendur,” i tha Kayti gazetës The Sun.
“Kur e dëgjoi lajmin, ajo mbeti pa fjalë. Cher i tha familjes së saj: ‘Oh Zoti im, më në fund jam gjyshe.’”
Kjo vjen vetëm një ditë pasi Cher i kërkoi gjykatës të caktojë një kujdestar të përkohshëm për djalin e saj Elijah, pas një sërë krizash financiare, ligjore dhe të lidhura me drogën.