KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ehat Miftaraj: Haxhiu ka dy mundësi lidhur me datën e zgjedhjeve

Ehat Miftaraj: Haxhiu ka dy mundësi lidhur me datën e zgjedhjeve

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, po e konsideron tashmë të pashmangshme shkuarjen e vendit në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Përmes një reagimi në Facebook, ai ka bërë të ditur se zgjedhjet pritet të mbahen në fund të muajit maj ose në fillim të qershorit.

“Së paku zgjedhjet parlamentare në fund te muajit maj apo fillim të qershorit nuk na japin kokë-dhimbje edhe nëse oligarkët e energjisë elektrike vendosin qe Kosova mos te kete energji elektrike ditën e zgjedhjeve”, ka shkruar Miftaraj.

Sipas Miftarajt, Ushtruesja e Detyrës së Presidentit, Albulena Haxhiu, ka në dispozicion dy data specifike për caktimin e procesit zgjedhor.

“Mërgimtarët tanë te cilet duan te marrin pjese ne zgjedhje in person te rezervojne biletat. U.D Presidentja ka dy mundesi lidhur me datën e zgjedhjeve 31 maj ose 7 qershor”, ka shkruar tutje Miftaraj./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.