KORREKT / SOT13 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Mushkolaj: Më shumë po shkojmë drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme se sa drejt zgjidhjes për presidentin

Mushkolaj: Më shumë po shkojmë drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme se sa drejt zgjidhjes për presidentin

Kosova rrezikon të përballet me një krizë të re politike nëse nuk arrihet një zgjidhje për çështjen e presidentit, ndërsa zgjedhjet e mundshme nuk garantojnë dalje nga ngërçi aktual.

Në “Përballje Podcast”, analisti politik Imer Mushkolaj tha se zhvillimet e deritanishme nuk japin shenja për një zgjidhje të shpejtë, duke paralajmëruar se vendi po shkon drejt një cikli të ri krizash.

“Qysh e kam pa deri tash, ma përpara jemi duke shku drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme se sa drejt një zgjidhje për presidentin,” u shpreh Mushkolaj shkruan Telergafi.

Sipas tij, edhe nëse vendi shkon në zgjedhje, rezultati nuk pritet të ndryshojë ndjeshëm situatën aktuale.

“Unë nuk mendoj që zgjedhjet e reja do të prodhojnë një rezultat ekstremisht të ndryshëm… dhe çka mbërrijmë atëherë? Mund të futemi në një krizë të re,” theksoi ai.

– YouTube www.youtube.com

Mushkolaj shtoi se Kosova po kalon nga një krizë në tjetrën, pa arritur të ndërtojë stabilitet institucional.

“Pra, cikli i krizave nuk po përfundon. Po shkojmë prej krizës në krizë,” deklaroi ai.

Në këtë kontekst, ai kritikoi ashpër klasën politike për mungesë përgjegjësie, sidomos në një periudhë të ndjeshme ndërkombëtare.

“Duke pasë parasysh ndryshimet e mëdha gjeopolitike, unë vazhdoj me mendu që klasa politike në Kosovë është jashtëzakonisht e papërgjegjshme,” përfundoi Mushkolaj.

Ndryshe sot do të mbahet takimi i radhës ndërmjet kryetarit të LVV-së Albin Kurti dhe të LDK-së, Lumir Abdixhiku. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.