Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka thënë se Kuvendi Komunal i kësaj komune i ka borxh kompanisë KEDS dhe se si pasojë e kësaj, mund të ndërpritet rryma elektrike nëpër shkollat e qytetit.
Ai ka thënë se mjetet e buxhetit të Komunës së Prizrenit merren nga Qeveria qendrore.
“Na s’kemi para me e pagu rrymën, sepse qeveria na i merr mjetet në secilin pozicion, kudo që i gjen”, ka thënë Totaj në T7.
Burimi: indeksonline.net ↗

