Një tjetër koncert i Kanye West është anuluar mes polemikave për komentet e tij të mëparshme antisemitike.
Mediat zvicerane kishin raportuar më parë se reperi kontrovers pritej të performonte në St. Jakob-Park, stadiumi i klubit të futbollit FC Basel, në muajin qershor.
Por të shtunën, klubi njoftoi se kishte hequr dorë nga planet pas një “shqyrtimi të detajuar”.
Ky është koncerti i katërt i West në Evropë që anulohet në dy javët e fundit.
Ai pritej të performonte në stadiumin Silesian në Chorzów më 19 qershor, që do të ishte paraqitja e tij e parë në Poloni pas 15 vitesh, por organizatorët thanë të premten se eventi nuk do të mbahej “për arsye formale dhe ligjore”.
Më herët këtë muaj, paraqitja e tij në festivalin Wireless Festival u bllokua pasi qeveria e Mbretërisë së Bashkuar nuk i dha leje hyrjeje në vend.
Ndërsa më herët gjatë kësaj jave, vetë West njoftoi se koncerti i planifikuar në Orange Vélodrome në Marseille, Francë, më 11 qershor do të shtyhej “deri në një njoftim të dytë”.
FC Basel, një nga klubet më të njohura të futbollit në Zvicër, tha në një deklaratë:
“FCB mori një kërkesë dhe e shqyrtoi atë.
“Megjithatë, pas një vlerësimi të plotë, kemi vendosur të mos vazhdojmë me këtë projekt, pasi nuk mundemi, në përputhje me vlerat tona, t’i ofrojmë një platformë artistit në fjalë në këtë kontekst.”