KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Çështja e presidentit, Kurti e Abdixhiku pritet të takohen sërish nesër

Çështja e presidentit, Kurti e Abdixhiku pritet të takohen sërish nesër

Në përpjekje për të gjetur një zgjidhje politike rreth çështjes së presidentit, nesër pritet të zhvillohet takimi i radhës ndërmjet kryeministrit Albin Kurti e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Kështu ka mësuar Telegrafi nga burime të saja.

Takimi është paraparë të mbahet në orën 11:00 dhe në qendër të diskutimeve do të jetë arritja e një konsensusi për zgjedhjen e presidentit të vendit.

Takimi vjen në një periudhë kur janë intensifikuar thirrjet për konsensus politik dhe shmangien e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, për shkak të afateve kushtetuese dhe nevojës për funksionimin e institucioneve.

Çështja e presidentit është kthyer në temë qendrore të zhvillimeve politike ditëve të fundit, me përpjekje për arritjen e një marrëveshjeje mes subjekteve parlamentare. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.