KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Mucunski: Korridoret 8 dhe 10d, projekte kyçe për zhvillimin rajonal

Mucunski: Korridoret 8 dhe 10d, projekte kyçe për zhvillimin rajonal

Korridoret 8 dhe 10 janë kyçe për zhvillimin rajonal dhe qëndrueshmërinë ekonomike, theksoi ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski, në kuadër të pjesëmarrjes në “Forumin Diplomatik të Antalias 2026”.

Në kushte të pasigurisë gjeopolitike dhe ndryshimeve në zinxhirët globalë të furnizimit, ai vuri theks te stabiliteti rajonal dhe zhvillimi i qëndrueshëm.

“Maqedonia e Veriut, si shtet me pozitë strategjike mes Evropës dhe hapësirës euroaziatike, ka rol të rëndësishëm në avancimin e lidhshmërisë infrastrukturore dhe transportuese në rajon.”, u shpreh ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski.

Për Korridorin 8, si një lidhje kyçe lindje–perëndim mes Detit Adriatik dhe Detit të Zi, ministri theksoi nevojën për përfundimin e plotë të tij dhe rëndësinë e lidhjes hekurudhore me Bullgarinë në kuadër të rrjeteve evropiane të transportit.

Në fjalimin e tij, ai u ndal edhe te Korridori 10, duke theksuar rolin e vendit në iniciativat evropiane për zhvillimin e infrastrukturës së qëndrueshme që lidh Ballkanin Perëndimor me hapësirën më të gjerë euroaziatike.

Mucunski theksoi gjithashtu gatishmërinë për pjesëmarrje aktive në formate multilaterale, për tejkalimin e barrierave teknike dhe financiare, duke kërkuar koordinim mes qeverive, institucioneve financiare ndërkombëtare dhe sektorit privat.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.