Jurgen Klopp ka refuzuar mundësinë për t’u rikthyer te Liverpooli dhe interesimin nga Real Madridi, pasi është i fokusuar në një projekt afatgjatë me kombëtaren e Gjermanisë.
Sipas “Diario AS”, ish-trajneri i Liverpoolit, aktualisht drejtori i grupit Red Bull, nuk po e konsideron një rikthim të menjëhershëm në menaxhimin e klubeve.
Pavarësisht thashethemeve të vazhdueshme që e lidhin me Real Madridin gjatë dekadës së fundit, Klopp nuk ka plane për t’iu bashkuar gjigantëve spanjollë, ndërsa edhe vetë klubi nuk po e ndjek aktivisht.
Ai gjithashtu nuk është i interesuar të rikthehet te Liverpooli në këtë fazë.
Klopp ndihet rehat në rolin e tij aktual dhe jetën në Mallorca, ndërsa synon si objektiv të madh të ardhshëm drejtimin e kombëtares së Gjermanisë pas Kupës së Botës 2026, në varësi të të ardhmes së Julian Nagelsmann.
Raporti e bën të qartë se e ardhmja e Klopp nuk lidhet me Real Madridin apo Liverpoolin për sezonin e ardhshëm, pavarësisht spekulimeve të vazhdueshme./Telegrafi/