KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Dronët ukrainas godasin thellë në Rusi, zjarr në një rafineri nafte

Dronët ukrainas godasin thellë në Rusi, zjarr në një rafineri nafte

Sulme me dronë në rajonin rus të Samaras – goditen dy rafineri, evakuohet një maternitet.

Rajoni i Samaras në Rusi është përfshirë nga sulme me dronë gjatë natës, ku u goditën dy objekte të rëndësishme energjetike të kompanisë Rosneft, në Novokuibyshevsk dhe Syzran.

Sipas autoriteteve lokale, në një nga rafineritë janë regjistruar “dëme të vogla”, ndërsa në tjetrën një rezervuar karburanti ka marrë flakë pas goditjes.

Guvernatori i rajonit bëri të ditur se një prej dronëve ra pranë një materniteti, duke shkaktuar thyerjen e dritareve në ndërtesë dhe evakuimin e pacientëve për arsye sigurie. Fatmirësisht, nuk raportohet për viktima.

Ngjarja ndodhi mbi 1000 kilometra larg vijës së frontit, duke theksuar edhe një herë shtrirjen e sulmeve thellë brenda territorit rus.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin ushtarak të shtetit ukrainas më 24 mars të vitit 2022. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.