KORREKT / SOT13 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Tensione në protestën e PD në Shqipëri, hidhet molotov drejt Kryeministrisë, policia përgjigjet

Tensione në protestën e PD në Shqipëri, hidhet molotov drejt Kryeministrisë, policia përgjigjet

Ka nisur protesta e Partisë Demokratike para Kryeministrisë. Kryetari i PD Sali Berisha i shoqëruar nga deputetë të PD është nisur nga selia e PD për t’ju bashkuar protestuesve.

Policia e Tiranës ka marrë masat për garantimin e sigurisë deri në përfundimin e saj. Në terren janë angazhuar rreth 1500 efektivë. Po ashtu, edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Skënder Hitaj ndodhet në terren për të vëzhguar nga afër situatën.

Para Kryeministrisë do mbahen si zakonisht fjalimet nga opozita. Prej orës 15:00, siç është njoftuar, rrugët rreth Kryeministrisë janë të bllokuara për shkak të protestës.

Konkretisht, akset në të cilat ndalohet qarkullimi i mjeteve janë:

-Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”

-Rruga “Ukraina e Lirë”,

-Rruga “Papa Gjon Pali II”,

-Rruga “Ismail Qemali”.

Nga ora 23:45 së enjtes është bllokuar lëvizja dhe penguar parkimi i automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga “Ura e Dajtit” deri në rrugën “Ismail Qemali.”

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.