Sipas raportimeve të The Athletic, Real Madrid nuk e konsideron më Raul Asencion si të paprekshëm dhe është i hapur për ta shitur gjatë afatit kalimtar të verës.
Pavarësisht cilësive të mëdha dhe talentit të tij, profesionalizmi i Asencios është vënë në pikëpyetje pas një përplasjeje të fundit me trajnerin Alvaro Arbeloa.
Ky konflikt çoi në përjashtimin e mbrojtësit spanjoll nga disa ndeshje.
Ai mungoi edhe në përballjen e fundit të Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munich për shkak të një sëmundjeje, ndërsa Madridi humbi atë sfidë dhe u eliminua nga turneu.
Nëse Arbeloa vazhdon në krye të skuadrës edhe sezonin e ardhshëm, gjasat që Asencio të qëndrojë në Madrid duken të vogla.
Ai mund t’i bashkohet Dani Carvajal dhe David Alaba në listën e lojtarëve që pritet të largohen në fund të sezonit./Telegrafi/