KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Netflix ndryshon lojën, përmbajtje në stilin e TikTok së shpejti

Netflix ndryshon lojën, përmbajtje në stilin e TikTok së shpejti

Netflix ka qenë shërbimi dominues i transmetimit për një kohë të gjatë, por suksesi i tij është bazuar kryesisht në përvojat në ekranet televizive.

Kompania ka folur për zhvendosjen e të paktën një pjese të vëmendjes së saj te telefonat dhe duket se koha për të parë se çfarë do të thotë kjo është shumë afër.

Raportohet se Netflix do të lansojë një version të ri të aplikacionit të tij në javët në vijim.

Kompania njoftoi se përditësimi do të përfshijë një transmetim vertikal videosh, duke thënë se kjo do të pasqyrojë më mirë ofertën e saj.

Në letrën drejtuar aksionarëve për fitimet e tremujorit të parë të vitit 2026 , kompania thotë se përditësimi do të lansohet në fund të prillit.

Ndryshe, Netflix ka testuar një transmetim vertikal në stilin e TikTok në telefon që nga viti i kaluar.

Një tjetër fakt interesant është se rreth gjysma e profileve të fëmijëve shikojnë përmbajtje të Netflix në pajisje mobile dhe tableta. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.