KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

“Ju premtoj se do të fitojmë së shpejti”, Kylian Mbappe reagon pas eliminimit nga Liga e Kampionëve

“Ju premtoj se do të fitojmë së shpejti”, Kylian Mbappe reagon pas eliminimit nga Liga e Kampionëve

Sulmuesi Kylian Mbappe thotë se Real Madridi nuk do të dorëzohet duke iu premtuar tifozëve se brenda një kohe të shkurtër do t’i rikthehen trofeve.

“Los Blancos” po rrezikojnë ta kalojnë vitin e dytë radhazi pa trofe, pasi janë eliminuar nga Liga e Kampionëve dhe Kupa e Mbretit, ndërsa janë nëntë pikë prapa liderit Barcelona.

Pas humbjes nga Bayerni, Mbappe ka reaguar për herë të parë duke e pranuar se është zhgënjim i madh eliminimi, por do të rikthehen sërish.

“Provuam deri në fund, por nuk ishte e mjaftueshme. Është zhgënjim i madh të eliminohemi nga një kompeticion shumë i rëndësishëm, por duhet të shohim përpara”.

“Duhet ta shikojmë vetën shumë për t’iu larguar këtij zhgënjimi sërish. Nuk do të dorëzohemi kurrë”.

“Në Madrid, dështimi nuk ka qenë kurrë dhe nuk do të jetë ndonjë opsion. Por, ju premtoj një gjë: Do të nisim të fitojmë sërish dhe së shpejti”, shkroi ai në rrjetin social “Instagram”.

Ndërkohë, Real Madridi do të rikthehet në “aksion” këtë vikend si nikoqir i Deportivo Alaves në “Santiago Bernabeu”./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.