Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    Kolumbia vazhdon me fitore, mposht edhe Kongon dhe kalon në fazën tjetër

    June 24, 2026

    FIFA propozon ndryshim të madh në penallti para fazës eliminatore të Kupës së Botës

    June 24, 2026

    Bellingham nuk ndalet, një tjetër rekord me fanellën e Anglisë

    June 24, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Kolumbia vazhdon me fitore, mposht edhe Kongon dhe kalon në fazën tjetër
    • FIFA propozon ndryshim të madh në penallti para fazës eliminatore të Kupës së Botës
    • Bellingham nuk ndalet, një tjetër rekord me fanellën e Anglisë
    • Carragher tregon lojtarin që po i mungon Anglisë në Kupën e Botës: Rice dhe Bellingham nuk janë “magjistarë”
    • Kroacia mposht Panamanë me shumë vështirësi dhe mbetet në garë për kalimin në fazën eliminatore
    • Pas polemikave dhe kërcënimit me ankesë në FIFA, SHBA ndryshon vendimin për Iranin
    • Anglia dhe Gana nuk gjejnë portën, por hyjnë në librat e historisë
    • Njihuni me “Caramelo”, tifozin legjendar që ka ndjekur Meksikën në 543 ndeshje dhe 11 Kupa Bote
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Wednesday, June 24
    • Ballina
    • Lajme

      Kërkuan largimin e tij, Abdixhiku: Pres dorëheqjen e Muhaxherit dhe Ahmetit

      June 23, 2026

      Alba Health drejt hapjes zyrtare: Edhe 3 ditë deri te ngjarja në Cyrih

      June 23, 2026

      Supergirl parapremierë ekskluzive në CineStar

      June 23, 2026

      World Cup 2026: The Economic Impact on Europe

      June 23, 2026

      Cybersecurity in the EU: The challenges and steps towards a safer Digital Europe

      June 23, 2026
    • Bota
      • SHBA
      • Donald Trump
      • Rusia
      • Ukraina
      • Kriza në Ukrainë
      • Venezuela
      • Irani
      • Serbia
      • Bashkimi Evropian
      • Volodymyr Zelensky
    • Sport
      • Transferimet
      • Premier League
      • La Liga
      • Real Madrid
      • Barcelona
      • Serie A
      • Man Utd
      • Liverpool
      • Chelsea
      • Man City
      • Juventus
      • Arsenal
      • Bayern Munich
      • Ac Milan
      • Superliga e Kosovës
    • Zgjedhjet

      Kurti: Posa të certifikohen rezultatet, fillojmë komunikimet me partitë politike

      June 23, 2026

      Kurti: Posa të certifikohen rezultatet, fillojmë komunikimet menjëherë

      June 23, 2026

      Vazhdon rinumërimi i votave në QNR

      June 19, 2026

      Pas përfundimit të procesit të numërimit të votave, Kurti me një video mesazh

      June 18, 2026

      Kush janë 10 më të votuarit deri tani nga zgjedhjet e 7 qershorit

      June 11, 2026
    • Moti

      Java nis me kthjellime dhe temperatura të larta në Shqipëri

      June 22, 2026

      Sot mot i kthjellët dhe me diell

      June 15, 2026

      Mot me vranësira dhe intervale me diell

      June 7, 2026

      Mot me diell, temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 26 gradë Celsius

      May 30, 2026

      Rikthehet dielli, si parashikohet moti në Shqipëri për këtë të premte

      May 1, 2026
    • Video
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » Konjufca: S’ka mirëbesim minimal në dialog pa sjelljen e autorëve të Banjskës para drejtësisë dhe tërheqjen e letrës së Brnabiq

    Konjufca: S’ka mirëbesim minimal në dialog pa sjelljen e autorëve të Banjskës para drejtësisë dhe tërheqjen e letrës së Brnabiq

    korrektpressBy korrektpressApril 16, 2026 Dialogu kosovë-serbi 4 Mins Read
    Konjufca: S’ka mirëbesim minimal në dialog pa sjelljen e autorëve të Banjskës para drejtësisë dhe tërheqjen e letrës së Brnabiq
    Konjufca: S’ka mirëbesim minimal në dialog pa sjelljen e autorëve të Banjskës para drejtësisë dhe tërheqjen e letrës së Brnabiq
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka thënë se nuk mund të ketë as mirëbesim minimal në dialogun me Serbinë, pa përfunduar në burg autorët e sulmit terrorist në Banjskë dhe pa tërheqjen e letrës së ish-kryeministres së Serbisë Ana Brnabiq për mosnjohje të integritetit territorial të Kosovës.

    Në konferencë për media pas takimit me homologun nga Belgjika, Konjufca ka akuzuar Serbinë për sjellje destruktive pas Marrëveshjes së Brukselit dhe për minimin e arritjeve të dialogut.

    “Sa i përket dialogut me Serbinë, ju e dini që gjithçka çka ka ndodhë pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit, e ka pasur formën e sjelljes së qëllimshme destruktive të Serbisë për t’i rrënuar arritjet e bëra në dialog. Edhe bashkësia ndërkombëtare e pati konsideruar Marrëveshjen e Brukselit si një arritje, si një thyerje të bllokadës së deritashme sa i përket ecjes përpara. E kjo për Kosovën, për neve, e ka pasur formën e njohjes de facto nga ana serbe. Mund t’i keni parasysh klauzolat e marrëveshjes, më të rëndësishmet, prej pranimit të gjithçkaje që prodhon Kosova në kuptimin e jurisdiksionit të saj: dokumenteve, simboleve, pasaportave dhe elementeve kryesore të shtetësisë: Serbia i pranon, domethënë do të duhej t’i pranojë sipas kësaj marrëveshjeje. Por ju e keni parë lojën e Vuçiqit. Në momentin që u kthye në Serbi, ia dha goditjen më të madhe kësaj marrëveshjeje. Dhe pas asaj goditjeje që ka ndodhë, i keni parë të gjitha, edhe organizimin e sulmit terrorist të Ibër-Lepencit për shkatërrimin e kanalit të ujit dhe për krijimin e kaosit në Republikën e Kosovës”, u shpreh ai.

    Konjufca ka përmendur edhe dëshmi konkrete që tregojnë për përfshirjen e Serbisë në sulme dhe destabilizim.

    “Po ashtu, ju kisha lutur të jeni më të vëmendshëm edhe të bëni analiza më të thella edhe ndaj dëshmisë që e kanë dhënë vëllezërit Viqentijeviç në procesin gjyqësor për Ibër-Lepencin. Ata e kanë pranuar që janë trajnuar prej Serbisë, në hapësirat e Ministrisë së Mbrojtjes edhe të ushtrisë që mbahen atje, prej nga ka hyrë edhe grupi i sulmit në Banjskë me Radoiçiqin. Këta të dy e kanë pranuar që janë trajnuar prej Serbisë për këtë sulm. Çka po doni më shumë? Unë nuk e di çka ka nevojë më shumë për me tregu rolin destruktiv të Serbisë në gjithçka që ajo ka shkatërruar e që është munduar me u ndërtua edhe prej Bashkimit Evropian, edhe prej mes nesh”, ka thënë ai.

    Ai ka theksuar se dialogu aktualisht ndodhet në një situatë të vështirë dhe se kthimi i besimit varet nga drejtësia për rastin e Banjskës.

    “Kështu që, ku ndodhet dialogu sot, për me iu kthyer pyetjes suaj: Dialogu sot ndodhet në një gjendje goxha të vështirë, në një gjendje goxha të vështirë për shkak të kësaj që e kam shpjeguar. Qysh kthehet një farë lloj atmosfere minimale, minimale e mirëbesimit? Nuk po lypi diçka krejt të jashtëzakonshme, por po them minimale. Minimale e mirëbesimit është që kryesit e këtij akti terrorist në Banjskë, të cilët e vranë Afrim Bunjakun, këta duhet të përfundojnë në burg. Këta duhet me qenë prapa grilave. Këta nuk mund të jenë njerëz kryesorë në Serbi edhe dora e djathtë e Vuçiqit qysh janë sot, edhe qysh i shohim sot që veprojnë në Serbi. Kjo është elementare, kjo është bazike”, u shpreh ai.

    Në fund, ai ka kritikuar edhe qëndrimet zyrtare të Serbisë ndaj integritetit territorial të Kosovës, duke i cilësuar si pengesë serioze për dialogun.

    “E dyta, Kryeministri e ka shpjeguar: letra e zonjës Bërnabiq, e cila ishte katastrofike për mirëbesimin. Ju shkroi 27 shteteve anëtare që nuk e njeh integritetin territorial të Kosovës. Mos me njoh integritetin territorial të një shteti, kjo kuptohet gati si një shpallje lufte. Është i të njëjtit nivel. Domethënë, nuk të pranon që ekziston si integritet territorial. Këto janë adresuar vazhdimisht me Bashkimin Evropian. Pa u zgjidhur këto, nuk mund të ketë le të themi hapa të mëtutjeshëm”, ka thënë tutje ai.

    TË TJERA

    Ramadani: Prokuroria duhet të hetojë MPJ-në, vetë institucioni i ka pranuar shkeljet

    Kush janë 10 më të votuarit deri tani nga zgjedhjet e 7 qershorit

    Konjufca në Bullgari: Bashkëpunimi rajonal bëhet i qëndrueshëm kur përkthehet në projekte dhe marrëveshje

    The showdown of the year: Party vice-chairmen unveil offers to voters

    Përballja e vitit: Nënkryetarët e partive shpalosin ofertat për votuesit

    Sonte në Debat Plus: Përballja e nënkryetarëve

    Costa për aplikimin e Kosovës në BE: Në fund të procesit nuk besoj se do të kemi probleme nga Bashkimi Evropian

    LEXO GJITHASHTU

    Kolumbia vazhdon me fitore, mposht edhe Kongon dhe kalon në fazën tjetër

    June 24, 2026

    FIFA propozon ndryshim të madh në penallti para fazës eliminatore të Kupës së Botës

    June 24, 2026

    Bellingham nuk ndalet, një tjetër rekord me fanellën e Anglisë

    June 24, 2026

    Carragher tregon lojtarin që po i mungon Anglisë në Kupën e Botës: Rice dhe Bellingham nuk janë “magjistarë”

    June 24, 2026
    TË TJERA

    Kroacia mposht Panamanë me shumë vështirësi dhe mbetet në garë për kalimin në fazën eliminatore

    June 24, 2026

    Pas polemikave dhe kërcënimit me ankesë në FIFA, SHBA ndryshon vendimin për Iranin

    June 24, 2026

    Anglia dhe Gana nuk gjejnë portën, por hyjnë në librat e historisë

    June 24, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.