Gjermania pritet të bëhet me presidenten e saj të parë grua, pasi Ilse Aigner shihet si kandidatja favorite për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 30 janar në Asamblenë Federale.
Nëse zgjidhet, Aigner do të hyjë në histori edhe si politikanja e parë nga Unioni Kristian-Social (CSU) që merr postin më të lartë shtetëror në Gjermani. Kjo do të shënonte një moment historik për vendin, i cili në afro 80 vjet si shtet nuk ka pasur asnjëherë një presidente grua.
Këtë ngjarje e ka komentuar gazetari gjerman i FAZ, Michael Martens, i cili e bëri një krahasim mes vendit të tij dhe shtetit të Kosovës.
“Shtete të ndryshme, realitete të ndryshme: Gjermania pritet të zgjedhë presidenten e saj të parë grua pas disa javësh, pas gati 80 vjetësh si shtet. Ndërkaq, Kosova, një shtet i pavarur prej më pak se dy dekadash, së fundmi ka zgjedhur presidenten e saj të tretë grua”, shkroi ai.
Different countries, different realities: Germany is set to elect its first ever female president some weeks from now – after almost 80 years as a state. Kosovo, an independent country for less than two decades, recently elected its third female head of state.
— Michael Martens (@Andric1961) November 13, 2026

