KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

A do të pensionohet Granit Xhaka nga Zvicra pas Kupës së Botës? Murat Yakin zbulon prapaskenat

A do të pensionohet Granit Xhaka nga Zvicra pas Kupës së Botës? Murat Yakin zbulon prapaskenat

Kapiteni i Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka do ta vazhdojë karrierën ndërkombëtare edhe pas Kupës së Botës, siç ka konfirmuar të enjten përzgjedhësi Murat Yakin.

Tërheqja nga kombëtarja nuk është në plan për mesfushorin, i cili aktualisht luan për Sunderlandin në Ligën Premier.

“E di nga ai se do të vazhdojë edhe pas Kupës së Botës. Kjo më bën të lumtur”, ka thënë Yakin për “blue Sport”.

Trajneri është i bindur se Xhaka do të vazhdojë të luajë për aq kohë sa shëndeti i tij e lejon, duke bërë të qartë se një pensionim i hershëm nuk pritet.

Në nivel klubesh, mesfushori vazhdon të paraqitet në nivel të lartë. Ai ka munguar për një periudhë këtë sezon për shkak të problemeve me kyçin e këmbës, por në përgjithësi gjatë karrierës së tij të gjatë ka qenë i kursyer nga lëndimet serioze.

Xhaka ka arritur tashmë në shifrën mbresëlënëse prej 144 paraqitjesh me kombëtaren, duke qenë rekordmen aktual për Zvicrën. Ai pritet ta thellojë edhe më shumë këtë rekord, ndërsa ndjekësi më i afërt është Ricardo Rodriguez me 136 paraqitje, i cili gjithashtu vazhdon të jetë aktiv me përfaqësuesen helvetike./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.