KORREKT / SOT13 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Mitrovicë, janë gjetur eshtrat e 9-vjeçarit Sinan Dauti, i rrëmbyer gjatë luftës nga forcat serbe

Mitrovicë, janë gjetur eshtrat e 9-vjeçarit Sinan Dauti, i rrëmbyer gjatë luftës nga forcat serbe

Ditë më parë në varrezat e fshatit Suhodoll të Mitrovicës janë gjetur eshtrat e 9-vjeçarit Sinan Dauti nga Prekazi i Epërm, të cilin më 12.04.1999 e kishin marrë forcat serbe.

Rivarrimi i 9-vjeçarit do të bëhet të shtunën, më 18.04.2026.

Kështu ka bërë të ditur kryeministri Albin Kurti, i cili bashkë me ministrin Andin Hoti ishin për ngushëllime në familjen Dauti në Prekaz të Epërm të Skenderajt.

“Për fatin e tij u kuptua vetëm pas 27 vitesh… Dhimbja e kësaj familjeje nuk është vetëm e tyre, është plagë e hapur e gjithë popullit tonë. Rivarrosja e eshtrave të Sinanit, është një akt i rëndë emocional, por edhe një akt i vonuar i dinjitetit njerëzor. Sepse çdo i rënë për liri meriton emër, vend dhe kujtim të përhershëm” – ka shkruar Kurti në Facebook.

Kurti ka theksuar se kurrë nuk duhet të harrojmë që në gjakun e martirëve dhe dëshmorëve i ka rrënjët liria dhe themelet e shtetit.

“Ne kemi për detyrë që të qëndrojmë pranë familjeve, jo vetëm në ditë përkujtimi, por në përpjekjen e vazhdueshme për zbardhjen e fatit të të zhdukurve dhe për vendosjen e drejtësisë” – ka shtuar Kurti.

Kurti vlerëson se pa drejtësi nuk ka paqe të plotë dhe pa të vërtetën nuk ka pajtim të qëndrueshëm.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.