Real Madridi ka kaluar sërish në epërsi ndaj Bayern Munichut në “Allianz Arena”, falë një tjetër momenti magjik të Arda Gülerit.
Në minutën e 29-të, pas një faulli në afërsi të zonës, “Los Blancos” fituan goditje dënimi.
Topit iu afrua Güler dhe turku nuk fali: ekzekutoi në mënyrë perfekte, duke e dërguar topin në këndin e sipërm të djathtë të portës.
Një goditje e jashtëzakonshme, që la pa reagim portierin Manuel Neuer dhe i dha Real Madridit avantazhin 2-1 në këtë sfidë.
Güler po zhvillon një paraqitje të madhe, duke u shndërruar në njeriun kryesor të Realit në këto minuta vendimtare të duelit me bavarezët.
Rezultati momental është 3-3 dhe gjithçka mbetet e hapur. /Telegrafi/