KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Riorganizim i thellë në LDK, kush mbeti jashtë Kryesisë e kush ju bashkua

Riorganizim i thellë në LDK, kush mbeti jashtë Kryesisë e kush ju bashkua

Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë ndryshime në përbërjen e Kryesisë së saj, duke larguar disa anëtarë nga struktura drejtuese dhe duke shtuar emra të rinj në kuadër të riorganizimit të brendshëm partiak.

Këto ndryshime vijnë në vazhdën e procesit të ristrukturimit të partisë, të udhëhequr nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas vendimeve të fundit organizative brenda subjektit politik.

Nga përbërja e re e Kryesisë janë larguar këta emra: Arben Gashi, Besa Gaxheri, Driton Selmanaj, Elmire Nikçi Rexha, Florian Dushi, Imri Ahmeti, Lirije Kajtazi, Mirjeta Kalludra, Muhamet Hamiti, Rrezarta Krasniqi, Visar Berisha, Vlora Dumoshi dhe Xhafer Tahiri.

Kryesia e vjetër e LDK-së

Ndërkohë, Kryesisë i janë shtuar këta anëtarë të rinj: Arbër Ismajli, Arjeta Salihu Abazi, Ermal Sadiku, Shefqet Shehu, Sokol Havolli dhe Ukë Rugova.

Kryesia e re e LDK-së

LDK pritet që në ditët në vijim të vazhdojë me konsolidimin e strukturave të saj dhe plotësimin eventual të Kryesisë me përfaqësues shtesë nga degët e ndryshme, në kuadër të fazës së re organizative të partisë./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.