Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç në një deklaratë për TV21 në Samitin e IV të Diasporës në Tiranë, komentoi kërkesën e studentëve shqiptarë në Maqedoni, që provimi i jurisprudencës të mbahet në gjuhën shqipe.
Abazovic tha se është ithtarë i idesë që të drejtat e arritura në asnjë mënyrë nuk duhen të degradohen dhe se të njëjtat mund vetëm të avancohen.
“Unë jam përkrahës i njerëzve të cilët nuk duan të lejojnë që të drejtat që janë arritur, të anashkalohen apo të hidhen nën këmbë…dhe normalisht që të gjithë që jemi këtu, së bashku duhet ta kemi këtë mesazh. Ajo që është arritje e të drejtave, njëjtë ka të bëjë edhe me Malin e Zi, me Shqipërinë, munden vetëm të avancohen, dmth munden vetëm të shkojnë në përmirësim, assesi nuk duhet të lejohet të shkohet në degradim, dhe çdo kush që e çon zërin për këtë punë, e ka përkrahjen time maksimale”, tha Abazoviç për TV21.