KORREKT / SOT13 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Rënie e konsumit të energjisë elektrike gjatë shkurtit të këtij viti

Rënie e konsumit të energjisë elektrike gjatë shkurtit të këtij viti

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat e energjisë për muajin shkurt 2026, të cilat tregojnë rënie të konsumit të energjisë elektrike, pavarësisht ndryshimeve në prodhim dhe import.

Sipas të dhënave, në shkurt 2026 prodhimi bruto i energjisë elektrike nga hidrocentralet arriti në 29.688 GWh, që paraqet një rritje të ndjeshme prej 123,43% krahasuar me shkurtin 2025.

Po ashtu, është shënuar rritje edhe në prodhimin nga era dhe dielli, si dhe në importin e energjisë elektrike.

Energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 709.14 GWh, që është -8,69% më pak krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Ndërkohë, konsumi i energjisë elektrike ka shënuar rënie prej -3,75%, duke u ulur në 516.19 GWh, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak.

Sa i përket strukturës së konsumit, pjesën më të madhe e zë amvisëria me 61,7%, e ndjekur nga sektori komercial me 24,3%, industria me 10,4%, si dhe sektorët e tjerë me përqindje më të ulëta.

Të dhënat tregojnë gjithashtu ndryshime në prodhim dhe furnizim, ku importi dhe eksporti i energjisë elektrike kanë shënuar lëvizje krahasuar me vitin e kaluar.

ASK thekson se këto statistika pasqyrojnë dinamikat e tregut të energjisë dhe ndryshimet në konsum gjatë muajit shkurt 2026. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.