KORREKT / SOT28 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Transport ilegal i druve në Viti, lëndohen dy policë gjatë arrestimit të dyshuarit

Transport ilegal i druve në Viti, lëndohen dy policë gjatë arrestimit të dyshuarit

Një rast i transportit ilegal të druve dhe moszbatimit të urdhrave të personit zyrtar është regjistruar në fshatin Binq të Vitisë, ku një person ka kundërshtuar urdhrat policorë dhe ka shkaktuar lëndimin e dy zyrtarëve.

Sipas njoftimit, njësiti policor kishte ndaluar një automjet me targa lokale që drejtohej nga një i dyshuar mashkull, shtetas i Maqedonisë së Veriut.

Gjatë kontrollit është konstatuar se i njëjti po transportonte dru në mënyrë të kundërligjshme.

Policia e kishte urdhëruar të dyshuarin që automjeti të shoqërohej në zyrat e pylltarisë, mirëpo ai ka refuzuar dhe ka kundërshtuar urdhrat zyrtarë.

Gjatë tentativës për arrestimin e tij, dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore.

Pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti vazhdon të hetohet./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.