KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Largim i papritur në Ferma VIP 3, Khuba heq dorë nga gara

Largim i papritur në Ferma VIP 3, Khuba heq dorë nga gara

Një largim i papritur ka ndodhur në Ferma VIP 3, ku këngëtari Khuba ka vendosur të tërhiqet nga gara.

Vendimi i tij është marrë disa ditë më parë, kur ai i ka kërkuar Agait që të largohej nga gara.

Khuba u shpreh se arsyeja kryesore lidhej me mungesën e privatësisë dhe qetësisë gjatë qëndrimit në fermë.

Ferma VIP/YouTube

“Më mungon privatësia dhe qetësia. Kjo ishte një sfidë për veten. Jam i lumtur që do të iki në shtëpi”, ka thënë Khuba tek Agai.

Më pas, gjatë një komunikimi me moderatoren Arbana Osmani, ai pranoi se përvoja rezultoi më e vështirë nga sa e kishte menduar në fillim.

“E mendova se do ishte më e lehtë”, tha ai.

Para largimit, Khuba ka shprehur respekt dhe mirënjohje për fermerët e tjerë, duke veçuar Malborën, me të cilën kishte krijuar një afrimitet më të madh gjatë qëndrimit në fermë. /Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.