KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

“Reali zgjohet në këso ndeshje”, ish-mesfushori i Bayernit këshillon klubin gjerman të ketë kujdes nga madrilenët

“Reali zgjohet në këso ndeshje”, ish-mesfushori i Bayernit këshillon klubin gjerman të ketë kujdes nga madrilenët

Ish-mesfushori Javi Martinez e ka këshilluar Bayern Munichun të ketë kujdes para ndeshjes kthyese ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve.

Skuadra gjermane fitoi me rezultat 1-2 në “Santiago Bernabeu”, ndërsa të mërkurën do ta kërkojë biletën për në gjysmëfinale midis “Allianz Arena”.

Megjithatë, Martinez i ka kërkuar Bayernit të mos provojë të mbrohet sepse kështu Reali do të rikthehet sërish në lojë.

“Nëse Bayerni shkon për ta mbrojtur rezultatin, atëherë do të jetë rrezik. Do të përballen me kundërshtarin që do të jep gjithçka, edhe pse janë pa Tchouamenin që është lojtar kyç”.

“Bayerni është favorit për t’u kualifikuar, por asgjë nuk është e vendosur. Real Madridi vërtetë zgjohet në këto ndeshje edhe nëse nuk janë në Bernabeu”, deklaroi ai për “Sport”.

Ndërkohë, fituesin e kësaj çerekfinale do të përballet me fituesin e çerekfinales tjetër Liverpool – PSG, me francezët si favorit për të avancuar tutje./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.