KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Aktorja amerikane Amanda Bynes surprizoi me një transformim fizik – humbi 13 kilogramë

Aktorja amerikane Amanda Bynes surprizoi me një transformim fizik – humbi 13 kilogramë

Amanda Bynes, aktorja amerikane 40-vjeçare, ka tërhequr sërish vëmendjen e publikut pasi u shfaq në Los Angeles me një pamje dukshëm më të dobët.

Sipas mediave të huaja, ajo ka humbur mbi 13 kilogramë gjatë periudhës së fundit, duke përdorur ilaçin Ozempic, i cili fillimisht përdoret për trajtimin e diabetit të tipit 2, por është bërë i njohur edhe për efektin e humbjes së peshës.

Ajo u pa teksa po blinte kafe, e veshur në mënyrë të thjeshtë, ndërsa ndryshimi në fizikun e saj u komentua gjerësisht.

Një nutricioniste e cituar nga mediat tha se ajo mund të ketë humbur rreth 16 kilogramë gjithsej dhe se duket se trupi i saj po reagon mirë ndaj trajtimit, duke theksuar se ushqyerja dhe aktiviteti fizik mund të jenë faktorë që ndikojnë në rezultatet e saj.

Në të njëjtën kohë, Bynes është rikthyer edhe në aktivitet muzikor, duke publikuar këngën e re “Girlfriend”, e para pas disa vitesh, e cila u publikua në platforma muzikore si Apple Music dhe Spotify.

Ajo ishte larguar nga showbiz-i për më shumë se një dekadë për shkak të problemeve personale dhe shëndetësore, përfshirë varësinë dhe çështjet e shëndetit mendor, ndërsa kujdestaria ligjore ndaj saj përfundoi në vitin 2022.

Në vitet e fundit, është angazhuar në projekte të ndryshme artistike dhe platforma online, duke mbetur sërish në qendër të vëmendjes së mediave dhe fansave. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.