KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Moti

Vazhdojnë polemikat për Miss Universe-n e re – me deklaratën e saj ‘tronditi’ konkursin dhe shkaktoi reagime të stuhishme

Vazhdojnë polemikat për Miss Universe-n e re – me deklaratën e saj ‘tronditi’ konkursin dhe shkaktoi reagime të stuhishme

Fatima Bosch është përfshirë në një debat publik pasi deklaratat e saj për garat e bukurisë shkaktuan reagime të ndara.

Gjatë një forumi në El Salvador, ajo tha se nuk do t’ua rekomandonte grave të merrnin pjesë në konkurse bukurie, duke theksuar se vlera e kurorës së Miss Universe varet nga mënyra si përdoret platforma.

Ajo këshilloi që gratë të fokusohen fillimisht në projekte me ndikim real dhe më pas ta shohin konkursin si mjet.

Bosch gjithashtu tregoi se eksperienca si Miss Universe ka qenë e vështirë dhe ‘frikësuese’, duke theksuar se konkursi nuk është mësuar me gra që nuk përputhen me standardet tradicionale ose që kanë zërin e tyre.

Nga ana tjetër, zëdhënësi Miss Universe Organization, Miguel Angel Martinez, sqaroi se deklaratat e saj janë keqinterpretuar dhe se ajo nuk kishte për qëllim të dekurajonte pjesëmarrjen, por të tregonte se konkursi është vetëm një nga mënyrat për t’u shprehur.

Rruga e saj drejt kurorës është shoqëruar me polemika, përfshirë një konflikt me Nawat Itsaragrisil dhe spekulime se lidhjet me pronarin e konkursit mund ta kenë ndihmuar të fitojë.

Në përgjithësi, rasti i Bosch ka hapur debat mbi standardet dhe rolin real të konkurseve të bukurisë në fuqizimin e grave. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.