KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Pas dështimit të bisedimeve me Iranin, vjen reagimi i Trumpit

Pas dështimit të bisedimeve me Iranin, vjen reagimi i Trumpit

Pas takimit SHBA-Iran në Pakistan që përfundoi pa marrëveshje, presidenti i SHBA-së Donald Trump ka reaguar përmes një publikimi në Truth Social ku përmend mundësinë e vendosjes së një bllokade detare ndaj Iranit nëse nuk pranon kërkesat e SHBA-së.

Artikulli, i titulluar “The Trump card the president holds if Iran won’t bend: a naval blockade”, u botua nga Just News dhe argumenton se një masë e tillë mund të dëmtojë seriozisht ekonominë iraniane, ndërsa ushtron presion mbi vende të tilla si Kina dhe India, të cilat janë ndër blerësit kryesorë të naftës iraniane.

Sipas botimit, një masë e mundshme bllokade do të bazohej në një strategji të mëparshme sanksionesh dhe kufizimesh, që synonin rritjen e presionit negociues mbi Teheranin.

Ndryshe, bisedimet e paqes midis Iranit dhe SHBA-së u ndërprenë për shkak të një “hendeku midis mendimeve mbi dy ose tre çështje të rëndësishme”, ka njoftuar ministria e jashtme e Teheranit.

“Në fund të fundit, bisedimet nuk rezultuan në një marrëveshje”, tha zëdhënësi Esmaeil Baghaei për televizionin shtetëror të Iranit.

Ai nuk dha detaje të mëtejshme rreth asaj se cilat ishin këto çështje. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.