KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Ylli i Barcelonës vendosi një rekord të padëshiruar në ndeshjen ndaj Atletico Madridit

Ylli i Barcelonës vendosi një rekord të padëshiruar në ndeshjen ndaj Atletico Madridit

Atletico Madrid siguroi një fitore 2-0 ndaj Barcelonës në ndeshjene e parë çerekfinale në Ligën e Kampionëve, rezultat që mund t’u japë një avantazh të rëndësishëm në kualifikim në fazën tjetër të kompeticionit.

Golat për skuadrën nga kryeqyteti spanjoll u shënuan nga Julian Alvarez dhe nga zëvendësuesi Alexander Sorloth.

Barcelona luftoi gjatë gjithë ndeshjes për të gjetur golin, duke krijuar raste të qarta, por nuk arriti t’i shndërrojë ato, ndërsa mysafirët ishin të saktë dhe të klinik në shfrytëzimin e mundësive.

Atletico udhëhoqi me rezultat 1-0 në pjesën e parë të ndeshjes së parë në ‘Camp Nou’, pas një goditjeje të lirë të jashtëzakonshme nga Alvarez.

Sulmuesi argjentinas fitoi goditjen e lirë pasi u faullua në fund të pjesës së parë nga mbrojtësi adoleshent i Barcelonës, Pau Cubarsi.

Referi i ndeshjes, Istvan Kovacs, vendosi të mos i japë yllit të Barcelonës karton të kuq, duke dhënë menjëherë një të verdhë për faullin e kryer.

Pas këtij vendimi dhe largimit të Cubarsit nga fusha, ylli i Barcelonës hyri në historinë e padëshiruar të Ligës së Kampionëve.

Cubarsi është tani lojtari i parë adoleshent në historinë e Ligës së Kampionëve që ndëshkohet me dy kartonë të kuq si adoleshent, pasi kishte marrë një të kuq më parë kundër Chelseat në këtë edicion.

Skuadra katalanase do të jetë pa mbrojtësin për ndeshjen e kthimit të çerekfinales ndaj Atletico Madrid në kryeqytetin spanjoll, një mungesë që mund të jetë vendimtare, pasi ylli spanjoll ka qenë një pjesë kyçe e skuadrës së Hansi Flick gjatë këtij sezoni./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.