KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Vdes në moshën 35 vjeçare aktori Michael Patrick, i cili ka luajtur në “Game Of Thrones”

Vdes në moshën 35 vjeçare aktori Michael Patrick, i cili ka luajtur në “Game Of Thrones”

Aktori Michael Patrick ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, pas një beteje të gjatë me sëmundjen e neuroneve motorike.

Lajmin e trishtë e ka konfirmuar bashkëshortja e tij, Naomi Sheehan, e cila përmes një postimi në Instagram shkroi se ajo dhe njerëzit e afërt të aktorit janë të shkatërruar nga kjo humbje e madhe.

Në një dedikim prekës për bashkëshortin e saj, të cilin e thërriste me përkëdheli “Mick”, Naomi e përshkroi atë si një “gjigant flokëkuq” dhe një “frymëzim”. Ajo theksoi se ai e jetoi jetën plotësisht, me gëzim, forcë shpirtërore dhe të qeshura të paharrueshme.

“E jetoi jetën deri në fund – me gëzim, me një shpirt të fortë dhe me një të qeshur ngjitëse”, shkroi ajo.

Sipas raportimeve, Patrick ishte diagnostikuar me sëmundjen e neuroneve motorike në shkurt të vitit 2023. Sipas përshkrimit të Institutit Kombëtar për Çrregullimet Neurologjike dhe Goditjen në Tru, kjo është një sëmundje që shkatërron gradualisht neuronet përgjegjëse për funksione jetike si frymëmarrja, gëlltitja, përtypja, të folurit dhe lëvizja.

Michael Patrick ishte shfaqur edhe në një episod të serialit të njohur “Game of Thrones”, ndërsa ka luajtur edhe në disa projekte të tjera televizive, përfshirë “Blue Lights”, “My Left Nut” dhe “This Town”. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.