KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ndalohen dy shtetas të Kosovës në Maqedoni, transportonin emigrantë nga Pakistani

Ndalohen dy shtetas të Kosovës në Maqedoni, transportonin emigrantë nga Pakistani

MPB Maqedoni njofton se dje (08.04.2026) rreth orës 23:30, në autostradën A1, në afërsi të vendit të quajtur “Nyja e Smokvicës”, nëpunës policorë nga Qendra Rajonale e Çështjeve Kufitare Jug – Stacioni Policor për Kontroll Kufitar dhe Mbikëqyrje Kufitare Bogorodicë dhe Stacioni Policor për Mbikëqyrje Kufitare Mihajllovë i privuan nga liria S.B. (61) dhe H.S. (53), që të dy nga Kosova.

“Gjatë kontrollit në automjetin “Shkoda Rapid” me targa kombëtare të Kosovës, të cilin e drejtonte S.B., ndërsa H.S. ishte bashkudhëtar, janë gjetur dy persona emigrantë nga Pakistani”.

“Personat janë ndaluar në stacion policor, ndërsa emigrantët dhe automjeti janë vendosur në Qendrën Pritëse-Tranzitore “Vinojug” në Gjevgjeli. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të parashtrohet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.