KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

VV e LDK bëhen bashkë në Shtime, zyrtarizojnë koalicionin

VV e LDK bëhen bashkë në Shtime, zyrtarizojnë koalicionin

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë vendosur që ta ndajnë pushtetin në njërën nga komunat e vendit.

Mbrëmjen e së enjtes, këto dy parti politike kanë lidhur koalicion qeverisës në Komunën e Shtimes.

Lajmin e ka bërë ditur Kastriot Shabani, ku ka thënë se LDK-ja nga kjo marrëveshje do të marrë udhëheqjen e katër drejtorive komunale dhe pozitën e Kryesuesit të Kuvendit Komunal.

“Sot zyrtarizuam edhe përmes aktit formal marrëveshjen e koaliconit me Lëvizjen Vetvendosje – Qendra në Shtime për mandatin qeverisës. Si rezultat i përpjekjeve tona të përbashkëta kemi arritur këtë marrëveshje për të qeverisur në Shtime gjatë mandatit aktual.”, ka shkruar ai.  

Ai ka thënë se kjo marrëveshje është lidhur për të qeverisur në funksion të zhvillimit të qytetit.

“Marrëveshja është nënshkruar mbi parimet e qeverisjes së mirë dhe mirëbesimit, në përputhje me ligjet në fuqi dhe do të jetë në funksion të zhvillimit të qytetit tonë dhe përmirësimit të jetës së qytetarëve të Komunës tonë.”, ka thënë ai. /Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.