KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Aktorja Aubrey Plaza në pritje të fëmijës së parë

Aktorja Aubrey Plaza në pritje të fëmijës së parë

Aktorja Aubrey Plaza është në pritje të fëmijës së saj të parë me partnerin, aktorin Chris Abbott.

Sipas burimeve pranë çiftit, lindja pritet të ndodhë gjatë kësaj vjeshte.

Lajmi për shtatzëninë ka ardhur si një surprizë e bukur për çiftin, sidomos pas një periudhe emocionalisht të vështirë që kanë kaluar.

Aubrey Plaza

Burimet bëjnë të ditur se ata ndihen shumë të lumtur dhe të bekuar për këtë kapitull të ri në jetën e tyre.

Plaza dhe Abbott njihen prej kohësh dhe kanë bashkëpunuar në projekte të ndryshme artistike, përfshirë një shfaqje dhe filmin “Black Bear” të vitit 2020.

Nga ana tjetër, Abbott vazhdon të jetë aktiv në skenën teatrore, duke performuar në Broadway.

Aktorja ka arritur ta mbajë larg vëmendjes publike shtatzëninë për një kohë, madje edhe gjatë paraqitjes së saj në rreshtin e parë në Javën e Modës në Paris, ku u shfaq duke e fshehur me kujdes barkun. /Telegrafi/

Aubrey me partnerin

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.