KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Vetëm 45 minuta për Edon Zhegrovën, Juventusi vuan ndaj Pafos

Vetëm 45 minuta për Edon Zhegrovën, Juventusi vuan ndaj Pafos

Pjesa e parë e ndeshjes mes Juventusit dhe Pafos FC, e vlefshme për xhiron e gjashtë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, u mbyll pa gola.

Edon Zhegrova nisi si titullar, por pas pjesës së parë u zëvendësua nga trajneri Luciano Spalletti. Në vend të tij hyri Francisco Conceicao, i cili do të luajë në krahun e djathtë të sulmit.

Gjatë 45 minutave, Zhegrova regjistroi dy goditje drejt portës, nga të cilat njëra u bllokua. Nga 24 pasime, ai përfundoi 21 me një përqindje suksesi prej 88%.

Nga 36 prekje, realizoi një driblim, ndërsa humbi topin shtatë herë. Ai gjithashtu rikuperoi dy topa dhe fitoi një duel.

Juventusi krijoi disa raste gjatë pjesës së parë, por më shumë kërcënim erdhi nga Pafos, ku një herë topi u ndal në shtyllë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.